3 gjërat që e shënuan 2012-ën për Britney Spears

2012 ka qenë një vit i rëndësishëm për Britney Spears e cila është cilësuar sin jë nga personat më intrigues për këtë vitë nga revista “People”.
Revista ekonomike Forbes e vendosi pop yllin në listën e këngëtareve më të paguara me plot 58 milion dollarë, dhe singli i saj i ri me “Scream&Shout” me Will.I.Am është në pozitën e parë në 17 shtete. Tani, Spears 31 vjeçare tregon se cilat janë tre gjërat që e kanë shënuar 2012 e saj.
1. Karriera
“Nuk është sekret që unë jam e turpmshme. Duke qenë pjesë e spektaklit “X Factor” më ka lejuar të jem më e lirë. Të gjithë kanë qenë shumë të mirë dhe më kanë bërë të ndihem rehat”.
2. Fëmijët e saj, Preston 7 vjeçar dhe Jayden 6 vjeçar
"Është e mrekullueshme të shohësh se sa shpejt djemtë e mi po rriten. Më duket se dje po u lexoja libra atyre. Tani unë ulem dhe i dëgjoj ata derisa më lexojnë libra mua”, tha ajo.
3. I fejuari i saj, Jason Trawick, 41 vjeçar
“Më befason gjithmonë, pavarësisht situatës në të cilën gjendem. Jason e ka aftësinë të më bëj gjithmonë të ndihem e mbrojtur dhe e dashur”. /Indeksonline/