E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster sekuestrohen 135 kg marijuane

Policia e në Gjirokastër ka sekuestruar ditën e sotme 135.5 kilogramë marijuanë. Operacioni është kryer pas informacioneve të marra në rrugë operative se një sasi droge që vinte nga Lazarati do të transportohej drejt Greqisë.

Droga është kapur në aksin rrugor Kordhocë –Sofratikë në një automjet tip golf pa targa, ndërsa drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe nuk është bërë i mundur arrestimi i tij nga policia.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin e braktisur janë gjetur 123 pako të mbështjella me natriban, ndërkohë polica informon se ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit me të cilin është transportuar, droga por për arsye hetimi nuk bëhet publik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›