E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 gjermanet agjent te Bundestagut

Sherbimi sekret gjerman BND, ka konfirmuar sot se te tre personat e arrestuar ne Kosove jane agjente te tij, ndersa zyrtare parlamentare ne Berlin kane kerkuar lirimin e tyre. Siç raporton agjencia DPA, shefi i BND-se, Ernst Uhrlau, ka deshmuar me dyer te mbyllura, ne Komitetin mbikeqyres parlamentar per sherbimet sekrete ne Berlin. Thomas Opperman, kryesues i ketij Komiteti, tha se "nuk ka deshmi se te tre gjermanet ishin te perfshire ne sulm". Me heret gjate dites, Gjykata e Qarkut ne Prishtine, njoftoi se ky rast do t’u kaloje gjyqtareve nderkombetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›