E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 javë Kryeministër, dorëhiqet Rami Hamdallah

Kryeministri i Palestinës Rami Hamdallah ka dorëzuar dorëheqjen e tij, vetëm tri javë pas zgjedhjes së tij në këtë post.

Zyra e tij për mediat ka shpjeguar të enjten se dorëheqja e Hamdallah i është dërguar presidentit Mahmud Abbas për arsye të konfliktit mbi përgjegjësitë.

Asnjë detaj më tepër nuk është bërë i ditur për mediat, dhe ende nuk është e qartë nëse presidenti i Palestinës ka miratuar dorëheqjen e tij.

Hamdallah, një ish-profesor i universitetit, ka marrw detyrën e kryeministrit të Palestinës më 6 qershor, duke zëvendësuar ekonomistin Salam Fayyad, i cili po ashtu dha dorëheqje më 13 Prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›