3 ligjet, Berisha sulmon Metën: Po i kthen në pazare listash
Nga Renato Dauti
Maxhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur sërish konsensusin për të votuar tre ligjet e mbetura pezull në Kuvend, miratimi i të cilave do ti hapë rrugë vendit për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në momentin e votimit deputetët e opozitës janë larguar nga salla e parlamentit duke bërë që të dështojë miratimi i tre ligjeve. Menjëherë pas këtij veprimi të deputetëve të opozitës, kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama dhe atë të LSI-së, Ilir Meta për pazare politike të cilat sipas kreut të qeverisë po mbajnë të bllokuar statusin e vendit kandidat.
Akuza
Deri në ditën e 1 prillit ftonte zotin Rama të votonte ligjet, sot fton zotin Berisha, pavarësisht se ky grup parlamentar kishte zotuar ti votonte. Ne i kërkuam të mos i shndërronte ligjet në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. I kërkoj Ilir Metës në mënyrë të prerë, që të mos e shndërrojë votimin e tre ligjeve në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. Të vijë këtu, se kjo botë nuk mund të konceptohet thjesht si Pazar, tha kryeministri Berisha.
Ligjet
Në vijim të fjalës së tij, kryeministri Berisha tha se shqiptarët po presin votimin e tre ligjeve ndërsa shtoi se përgjegjësit për këtë do të ndëshkohen me votë në zgjedhjet e 23 qershorit. Shqiptarët prisnin të votimin 3 ligjet, por pazaret nuk kanë përfunduar dhe kjo është një halë tjetër që u ngeli në fyt, kështu do të vijojë deri më 23 qershor, kur të marrin përgjigjen përfundimtare. I ftoj të vijnë në ditën e parë që kanë përfunduar pazarin. Pavarësisht se statusi u shty të shmangin referendumin që kushton shumë. Shpresoj se pala tjetër të kthehet në karriget e veta sipas premtimeve publike që nuk kanë mbajtur dhe nuk i mbajtën, përfundoi kryeministri Sali Berisha. Tre ligjet e pa miratuara, ai për Gjykatën e Lartë, për Nëpunësin Civil dhe Rregullorja e Parlamentit, kanë qenë pjesë e axhendës së Kuvendit, që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.