E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 ligjet Berisha therret Kuvendin

Kryeministri Berisha përmes një kërkese zyrtare i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme ditën e enjte për të miratuar tre ligjet integruese dhe amnistinë fiskale.

Sipas kryeministrit kjo kërkesë vjen si tregues i vullnetit për t’i shërbyer vendit në plotësimin e kushteve për marrjen sa më të shpejtë të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. E nga krahu tjetër zoti Berisha thekson se opozita duhet të marrë përgjegjësitë e saj në lidhje me këtë proces, të cilin sic kryeministri thekson, ajo e ka bllokuar gjatë gjithë kohës. Një tjetër pikë ku shefi i qeverisë mbështet kërkesën e tij është edhe mundësia për t’i kursyer vendit afërsisht 6 milionë euro kosto financiare nga organizimi i një referendumi të mundshëm lidhur me këtë cështje. Në fund të kërkesës, zoti Berisha thekson se kjo seancë e jashtëzakonshme ka në thelbin e saj realizimin e interesave më themelore e parësore të qytetarëve shqiptarë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›