E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore dhunon per vdekje gruan

Një krim i rëndë brenda familjes i regjistruar katër ditë më parë në fshatin Alikokë të Vlorës i ka marrë jetën 45-vjeçares, Lumturie Selimaj.

Gruaja është sulmuar barbarisht me sende të forta nga bashkëshorti i saj. Ajo u shoqërua për në spitalin e qytetit me plagë të rënda të marra në kokë. Për katër ditë 45-vjeçarja qendroi në koma të thellë dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë të shtunën. Policia njoftoi se ka arrestuar bashkëshortin e saj, ndaj të cilit tashmë rëndon akuza e vrasjes. Grupi i hetimit po përpiqet të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa motivi i agresionit të pashembullt ende nuk bëhet publik. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›