3 ligjet kusht per integrimin PE kerkon bashkepunim nga politika

Eurodeputetët e Parlamentit Europian bëjnë thirrje njëzëri për bashkëpunim mes palëve politike. Mungesa e dialogut politik ka penalizuar Shqipërinë sipas eurodeputetëve që ripërsërisin se 3 ligjet mbeten të vetmet kushte për të marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa zgjedhjet mbeten një test i mëtejshëm për funksionimin e institucioneve demokratike.
“Rezoluta vlerëson përpjekjet që janë bërë deri këtu, por tërheq vëmendjen, se axhenda europiane nuk duhet të jetë selektive, por duhet të ndërtohet mbi një bazë të shëndoshë dhe të qëndrueshme. Ne kemi ende shqetësime për këtë”, u shpreh eurodeputeti Kukan. Ndërkohë që eurodeputetja Marije Cornelissen shprehu shqetësimin e saj lidhur me klimën politike në vend, vullnetin e munguar të partive politike që të bashkëpunojnë midis tyre. Brukseli prêt që bashkëpunimi i qëndrueshëm i forcave politike të çojë në votimin e tre ligjeve që mbajnë të bllokuar statusin e kandidatit. "Dëshiroj t'i bëj thirrje miqve shqiptare, si në qeveri dhe në opozitë që të vijojnë në këtë rrugë, pasi pa bashkëpunim nuk do të ketë progres të mëtejshëm në çështjet e përmendura nga presidenca dhe Komisioneri", vlerësoi eurodeputeti Libor Rouçek. Por duke pritur votimin e këtyre ligjeve në Shqipëri, Brukseli rikujton se në qershor vendi ka edhe një test tjetër për të kaluar. “Ne të gjithë e dimë se shpesh zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë të kontestuara. Zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve në qershor të vitit të ardhshëm do të jetë thelbësor për të dëshmuar angazhimin e të gjitha partive politike shqiptare ndaj reformës zgjedhore. Ky përbën një test thelbësor për mirëfunksionimin e insitucioneve demokratike të vendit”, vuri në dukje ministrja e Jashtme qipriote, Erato Kozakou- Marcoullis.
Nga ana e tij komisioneri për zgjerimin, Stefan Fyle u shpreh qartë se "ne kemi rekomanduar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë të kushtëzuar me ligjin në fushën e drejtësi, të administratës publike dhe përmbylljen e rregullores së Kuvendit. Fatkeqësisht, udhëheqësit politikë të vendit nuk ishin gjithnjë të aftë të vënë vijimësisht integrimin në krye të axhendave të tyre politike dhe nuk patën gjithnjë vullnetin për të bërë kompromiset e duhura politike për mbështetjen ndërpartiake që kërkojnë dukshëm reformat thelbësore. Kushtet e nevojshme janë ende aty prandaj duhet të vazhdojmë të inkurajojmë miqtë shqiptarë në Qeveri dhe në opozitë që të fokusohen mbi procesin e integrimit europian".