Fabio Cannavaro per Italine
E ka veshur fanellën e Italisë 136 herë, duke luajtur në katër Kupa Bote, dy Europiane, një Kupë Konfederatash dhe është imazhi i skuadrës që fitoi titullin botëror në Gjermani 2006.
Mes Fabio Cannavaros dhe përfaqësueses italiane ka një lidhje të veçantë, e cila mund të rikthehet. Ish-mbrojtësi është një prej kandidatëve kryesorë, për të zëvendësuar trajnerin Cesare Prandelli.
Ndryshimi në stolin e “të kaltërve” do të ndodhë pas Kupës së Botës, “Brazil 204”. Emri i Cannavaros ka dalë nga zyrat e Federatës Italiane.
Ish-fituesi i “Topit të Artë 2006” cilësohet si personi ideal për të drejtuar skuadrën. Duket se mes palëve ka pasur një kontakt filletasar dhe emërimi i ish-lojtarit nuk duket utopi.
Aktualisht Cannavaro po ndjek një kurs për trajnerë profesionistë të kategorisë së parë “UEFA Pro”. Me këtë kualifikim, ai mund të drejtojë skuadra të Serisë A dhe ekipe përfaqësuese.
Ai pritet ti bashkohet Italisë që prej Kupës së Konfederatave gjatë vitit të ardhshëm, në rolin e vëzhguesit. Një detyrë e cila do ta ndihmonte për të njohur ambientin përpara se të marrë drejtimin e stolit.