E Diel, 1 Nëntor 2026

3 mijë euro ryshfet për një certifikatë pronësie, dënohet me 2 vite burg ish-kreu i ASHK në Sarandë, vendimi për zyrtarët e tjerë (EMRAT)

3 mijë euro ryshfet për një certifikatë pronësie,

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 2 vite burg ish-drejtorin e ASHK Sarandë, Lart Pashën i cili merrte nga 3 mijë euro ryshfet për shpërndarjen e certfikatave të pronësisë në qytetin bregdetar.

Ndërkohë është dënuar me 2 vite burg edhe Saimir Braho, ish punonjës i Kadastrës. Hamza Tola ish-shofer në institucionin e ministrisë së Drejtësisë, është dënuar me 1.5 vite burg, pasi luante rolin e sekserit në këtë aferë korruptive.

Për Jorgo Krekun GJKKO ka vendosur një vit shërbim prone. Kastriot Kreku dënohet fajtor me veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 8 muaj burgim.

Sipas hetimeve Hamza Tola dhe Jorgo Kreku i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një shumë parash që varionte nga 1000 euro deri në 3000 euro, duke i premtuar se do të ndërhynin tek Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar në procedurën e pajisjes me çertifikatën e pronësisë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›