E Diel, 1 Nëntor 2026

Salianji denoncon përplasjen: Persona të armatosur dhe me hekura krujuan presion dhe terror, policia nuk...

Salianji denoncon përplasjen: Persona të armatosur dhe me hekura

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se është përplasur me militantë socialistë gjatë zgjedhjeve vendore në Kavajë, që sipas tij po tentonin të krijonin një klimë terrori dhe presioni ndaj zgjedhësve.

Denoncimin, Salianji e ka bërë publik vetëm sot, përmes një statusi në rrjetet sociale si dhe një fotografie ku dallohen disa djem të rinj me bluza të zeza.

Salianji thotë se PD arriti të fitojë Kavajën edhe pse persona me armë zjarri dhe hekura kishin shkuar pranë qendrave të votimit për të terrorizuar qytetarët.

Postimi i plotë i Salianjit:

Fitore e plotē e opozitës në Kavajë!

Qytetarët e Kavajës përveç kryetarit i japin shumicën në kēshillin bashkiak opozitës!

Kavaja i rezistoi presionit dhe dhunës! Gjithë administrata publike, çdo agjensi, drejtori e qeverisë por dhe institucione të pavarura si prokurorë, gjyqtarë apo njerëz të shërbimeve ishin në Kavajë për javë me radhë për të trysnuar, joshur apo kërcënuar votuesit!

Nga të dhënat e shtabeve tona por dhe informacionet nga kundërshtari politik thuajse 2150 votues u sollën nga emigracioni duke ju paguar biletat për të votuar Partinë Socialiste!

Dhjetra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajē për të kërcënuar votuesit! Rasti qe po ju tregoj në foton poshtë është incidenti i raportuar ku personalisht pata përplasje para qëndrës së votimit 2174

“Bizhdili”. Persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qëndrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori! Policia as nuk pati guximin të ndërhynte pavarësisht denoncimit!

Strukturat tona ia dolën me një fushatë të jazhtëzakonshme, me shpenzime minimale, me buxhet thuajse inekzistent por me vendosmëri maksimale për ti rikthyer bashkinë qytetarëve!

Zgjedhjet nuk ishin të lira, të ndershme dhe të barabarta!

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›