E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 shperthime ne Pakistan 41 te vdekur

Të paktën 41 persona janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur, pas shpërthimit të 3 bombave të premten, në një zonë fisnore të Pakistanit veri-perëndimor, bëjnë të ditur zyrtarët.

Në sulmin e parë, një bombë anës rrugës goditi një makinë në Agjencinë Kurram, që është pjesë e rajoneve problematike fisnore, në kufi me Afganistanin, njoftuan zyrtarët. Mjeti ishte duke çuar pasagjerët në qytetin Parachinar, që është qendra administrative e agjencisë. Më vonë, dy bomba në Parachinar vranë të paktën 39 persona dhe plagosën 100 të tjerë. Zyrtarët thonë se këto shpërthime ndodhën vetëm pak, para se njerëzit të festonin iftarin, momentin e shtrimit për të ngrënë me perëndimin e diellit, pas agjërimit gjatë Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit. Njëra nga bombat, besohet të ketë qenë vendosur në një motoçikletë, që shpërtheu në tregun e qytetit, sipas zyrtarëve. Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këto sulme. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›