E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

3-vjetori i nisjes së luftës në Ukrainë, shfaqet filmi “Kur erdhi pranvera në Bucha”

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Në trevjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Ambasada e Ukrainës, organizuan sot në Kryesinë e Kuvendit shfaqjen e filmit “Kur erdhi pranvera në Bucha”.

Në këtë veprimtari mori pjesë kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, si edhe personalitete të jetës kulturore të vendit.

Të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi për pjesëmarrjen Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.

Që prej fillimit të luftës, Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar veprimtari të shumta, në të cilat është diskutuar jo vetëm për mbështetjen e Shqipërisë dhe të komunitetit ndërkombëtar për luftën e drejtë të Ukrainës, por edhe për tragjeditë njerëzore, vuajtjet, sakrificat e pasojat e tjera në popullsinë civile.

Kuvendi ka miratuar Rezolutën për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës, ka ftuar e dëgjuar në një video-mesazh Presidentin Zelenskyy, ka shprehur mbështetje për Parlamentin e Ukrainës; sanksionet ndaj Rusisë, kontributin e vendit tonë  si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për mbështetjen ndaj Ukrainës, gjatë mandatit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, organizimin në Tiranë të Samitit të Vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën si edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë  në veprimtaritë ndërkombëtare në mbështetje të luftës së drejtë të Ukrainës.

1 nga 9

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›