30 vjet, 30 film, 30 dokumentarë, Kameramani Saim Kokona mbush 76 vjeç
Një jetë ku kanë kaluar 30 vjet punë, 30 filma artistikë dhe 30 dokumentarë. Një jetë që kaloi në sheshet e xhirimit mbrapa aparatit të tij filmik. Familjarë ,miq dhe kolegë i kanë uruar 76 vjetorin e tij të lindjes në një organizim festiv në nder të mjeshtrit të kamerës Saim Kokona. Artist i merituar Kokona dhe filmat e tij dallohen për intuitën artistike dhe për mënyrën e xhirimit, të cilat futen thellë në botën shpirtërore të aktorit dhe që vijnë natyrshëm tek spektatori.
Shumë prej aktorëve kanë kaluar nën syrin e Kokonës që tashmë janë bërë ikona të skenës shqiptare.
Me rastin e 76 vjetorit të lindjes Arkiva e Filmit Shqiptar ka botuar edhe një album fotografik me foto nga puna e tij tridhjet vjeçare në sheshet e xhirimit .