30 vjet lidhjet Kinë-ASEAN, modeli dinamik i bashkëpunimit

Tre dekadat e fundit, marrëdhëniet midis Kinës dhe Shoqatës 10-anëtare të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) janë bërë modeli më dinamik i bashkëpunimit në rajon dhe në botë, thonë zyrtarë dhe studiues kamboxhianë, shkruan “Xinhua”.
Samiti Special ASEAN-Kinë për të përkujtuar 30-vjetorin e marrëdhënieve të dialogut ASEAN-Kinë u mbajt përmes lidhjes video të hënën.
Zëdhënësi i qeverisë kamboxhiane Phay Siphan tha se që nga vendosja e marrëdhënieve të dialogut 30 vjet më parë, Kina dhe ASEAN kanë ecur përpara krah për krah me rezultate të frytshme në fusha të ndryshme.
“Kina dhe ASEAN janë bërë modeli më dinamik i bashkëpunimit në rajonin e Azi-Paqësorit dhe në botë. Të dyja palët janë forca të rëndësishme në nxitjen e tregtisë së lirë dhe mbështetjen e multilateralizmit”, -tha ai.
Siphan theksoi se marrëdhëniet Kinë-ASEAN kanë vazhduar të ecin përpara, me besimin e ndërsjellë strategjik të forcuar, bashkëpunimin e gjithanshëm të thelluar dhe veprime konkrete të ndërmarra në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët.
ASEAN grupon Brunei, Kamboxhian, Indonezinë, Laosin, Malajzinë, Mianmarin, Filipinet, Singaporin, Tajlandën dhe Vietnamin.