Gareth Sauthgejt, me Anglinë deri në 2024-ën

Gareth Sauthgejt ka nënshkruan një marrëveshje të re 3-vjeçare me Anglinë, që do ta mbajë atë në detyrë edhe përtej Evropianit të ardhshëm të 2024-s, por edhe do t’i japë atij një pagë prej 5 milionë stërlina në vit, teksa trajneri synon të gjejë më në fund lavdinë në Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar, për të harruar sadopak zhgënjimin në finalen e “Euro 2020”-s. Sauthgejti, padyshim trajneri më i suksesshëm i përfaqësueses angleze pas fituesit të Botërorit të 1966-ës, Sër Alf Ramsit, është shpërblyer për punën e tij, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt gjysmëfinaleve të Botërorit “Rusi 2018”, por edhe arritjes në verën që shkoi në finalen e “Euro 2020”.
51-vjeçari hëpërhë 3 milionë stërlina në vit, por marrëveshja e tij e re përfaqëson një rritje domethënëse, teksa ai pritet të fitojë rreth dy milionë më tepër nëse arrihet kriteret për shpërblime shtesë. Mediat britanike patën raportuar në fillim të këtij muaji se trajneri kishte rënë dakord parimisht për një rinovim kontrate, por kjo do të shpallej vetëm pasi Anglia të siguronte vendin në Botërorin e dimrit të ardhshëm në Katar. Kontrata e re do ta shohë Sauthgejtin dhe ndihmësin e tij, Stiv Holand, ta udhëheqë skuadrën në Botërorin e Katarit dhe, më pas në fazën finale të Kampionatit Evropian, që do të mbahet në verën e 2024-ës në Gjermani.
(Sinkronë Sauthgejt: “Jam i lumtur që unë dhe Stivi do të vazhdojnë të kryejmë detyrat përkatëse dhe është një privilegj i jashtëzakonshëm që më jepet mundësia që ta udhëheq këtë skuadër. Përpara nesh ne kemi një mundësi të jashtëzakonshme për trofe. Unë mendoj se Anglia përbën një pjesë të pandarë të jetës sime, si tifoz, si lojtar, si trajner i Nën-21-vjeçarëve dhe tani trajner i të rriturve dhe përmendja e emrit tim përkrah emrave që kanë bërë historinë si Ramsi apo Sër Bobi Robson, më jep nder, por edhe përgjegjësi. Prandaj dua të vazhdoj këtë detyrë dhe ta rikthej Anglinë tek lavdia që aq shumë e meriton”. Anglia u kualifikua duke marrë vendin e parë në grupin I, duke lënë pas Poloninë dhe Shqipërinë.