300 milionë euro për strehimin social – Prezantohet paketa, mbështeten 50 mijë familje

Mbi 80% e familjeve shqiptare jetojnë në banesa në pronësi të tyre.
Shifra nga më e larta për këtë kategori pritet megjithatë të ndihmohet më tej me një paketë të re strehimi social.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, gjatë prezantimit të Programit Kombëtar të Strehimit Social, ku foli ndër të tjera për arritjet, prioritetet dhe investimet, theksoi se, “Në qoftëse në pesë vite, dhe këtu e heq rindërtimin, kanë qenë rreth 140 milion euro që kanë shërbyer për të përballuar nevojat e këtij sektori. Ne do ta çojmë këtë në 300 milion euro në katër vitet e ardhshme. Pra më pak vite dhe është më shumë se dy fishi i fondit.
Gonxhe deri në 2030, program 300 milion Euro për paketën e strehimit për familjet, studentët dhe emigrantët duke mbështetur rreth 50 mijë familje.
Edhe më perspektiv projekti duket për disa kategori.
“Do t’ju vijmë në ndihmë jo vetëm duke i dhënë më shumë fonde atyre që nuk kanë mundësi, por dhe duke iu dhënë dhe zgjidhje të ndryshme atyre që kanë nevoja të ndryshme si qytete. Mund të ketë qytete që kanë nevojë për rigjenerim urban por mund të kemi edhe qytete të tjera ku kemi vend për ndërtime të reja, ku kemi shumë objekte që janë stoqe të pronave publike të cilat ne duam ti rigjenerojmë në banesa sociale.
Çiftet e reja po shohim mundësinë e një garancie sovrane për kredi për strehim nga i cili do të përfitojnë çdo vit 3 mijë çifte të reja, kjo veç skemave aktuale të kredisë së lehtësuar që po aplikohen sot.
Studentët po shohim mundësinë e një programi special për studentët ku përfshihen kredi me interes zero për studentët e shkëlqyer, kredi konsumatore me interes zero, program me qera të subvencionuar.
Më tej ai tha se, emigrantët sot përfitojnë nga programi specifik i përmirësimit të kushteve te banesave, e ndërkohë po studiojmë mundësinë e një programi për të ndihmuar me kredi të lehtësuar për emigrantët e rikthyer e pastrehë.
Që nga miratimi i ligjit të vitit 2018, nga programet e strehimit social kanë përfituar në total 22,840 familje ose 82 mijë qytetarë.
/rtsh.al/