E Hënë, 2 Nëntor 2026

Emrat e kandidatëve- KQZ miraton fletën e votimit, do të jetë më e madhja në historikun e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të martën fletën e votimit me emrat e kandidatëve, që do të përdoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Në këto fletë votimi, do të përfshihen të gjithë emrat e kandidatëve për deputetë, si ata në listë të mbyllur, edhe ata listën e hapur. Kjo ka bërë që fleta e votimit të jetë shumë e madhe, sidomos ajo e Qarkut të Tiranës. Fleta e votimit në këtë qark do të ketë 539 emra, për 11 subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në garë. Sipas vendimit të KQZ-së, madhësia e fletës së votimit do të jenë 58,3 cm me 29,7 cm për të gjitha qarqet. 

“Fleta e votimit është njësoj në kuptimin e madhësisë për të gjitha qarqet. Në Tiranë ka një dendësi më të madhe të emrave, por janë të gjithë të lexueshëm. Duke vendosur racionalitetin e madhësisë së fletës së votimit me mundësinë e leximit të kandidatëve, raporti qëndron mirë në këtë fletë votimi që kemi përgatitur”, tha Celibashi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›