E Diel, 1 Nëntor 2026

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

Ministria e Brendshme ka hapur aplikimet për pranimin e 300 të rinjve dhe të rejave në Policinë e Shtetit, në funksionet e rolit zbatues “Patrullë e Përgjithshme”.

Ministri i Brendshëm, Ermal Lamallari, u ka bërë thirrje të rinjve të aplikojnë, duke e cilësuar uniformën e Policisë një mundësi për të kontribuar në sigurinë dhe rendin në vend.

“300 vende për të rinj e të reja që duan të zgjedhin një profesion me mision: Policinë e Shtetit”, shprehet Lamallari, duke theksuar se procesi i përzgjedhjes do të bazohet në meritë, shanse të barabarta, transparencë dhe integritet.

Aplikimet do të jenë të hapura nga 17 gushti deri më 18 shtator 2026.

Ministri u ka bërë apel të rinjve që duan t’i bashkohen Policisë së Shtetit të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të kontribuojnë për një Shqipëri më të sigurt.

Aplikimet për 300 funksione “Patrullë e Përgjithshme” – Policia e Shtetit⁠.
Pak ditë më parë edhe Kryeministria bëri një thirrje për ekspertë komunikimi. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›