3000 ekspozues nga 127 në CIIE

Pothuajse 3000 kompani nga 127 vende dhe rajone do të marrin pjesë në edicionin e katërt të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) të planifikuar nga 5 deri në 10 nëntor në Shangai, citon “Xinhua”.
Sun Chenghai, zëvendësdrejtor i zyrës CIIE, shpjegoi se gjatë ekspozitës do të jenë gjithashtu 58 vende dhe tre organizata ndërkombëtare që do t’i bashkohen ngjarjes online dhe 15 prej tyre do të jenë debutuese.
Nëpërmjet teknologjive të reja si modelimi 3D dhe motorët virtualë, vizitorët mund të zhyten në sallën e ekspozitës digjitale për të mësuar mbi eventin, për sektorët konkurrues, kulturën dhe turizmin e vendeve pjesëmarrëse, shpjegoi Sun.
Si numri i vendeve pjesëmarrëse ashtu edhe ai i ekspozuesve tejkaluan shifrat e edicionit të tretë të CIIE vitin e kaluar, tha zyrtari, duke shtuar se zona e ekspozitës në vendndodhjen fizike është zgjeruar në mbi 360,000 metra katrorë. Një numër i madh i kompanive lider në botë në sektorë të ndryshëm si ushqimi, automobilat, inxhinieria elektrike, pajisjet mjekësore dhe kozmetika pritet të shfaqin produktet dhe teknologjitë e tyre në ekspozitë.