E Martë, 3 Nëntor 2026

302 raste me tuberkuloz në 2023 – Mjekët: 45% e të prekurve jetojnë në Tiranë

302 persona u infektuan nga sëmundja e tuberkulozit  vitin e shkuar ku më të prekurit ishin moshë e re aktive për punë dhe kryesisht me banim në Tiranë. Sipas mjekëve pneumologë zhdukja e kësaj sëmundje mbetet ende një sfidë pasi mes të personave të sëmurë ka ende stigmë e për pasojë përhapja e saj vijon.

Perceptohet si sëmundje e së shkuarës por tuberkulozi preku 302 persona vitin e shkuar , infektimi më i lartë që pas vitit 2019. Pandemia sipas ekspertëve shfaqi forma më të zgjatura pulmonare ndërkohë që format e përsëritura u rritën ndjeshëm.

Pavarësisht se në 10 vitet e fundit kemi rënie të të infektuarve me tuberkuloz, sipas mjekëve kjo ka ndikim nga emigrimi i popullatës, ku edhe në këtë segment janë kapur raste.

Pjesa më e madhe e të prekurve nga tuberkulozi jetojnë në Tiranë dhe Durrës duke ngritur kështu një problem të madh për shëndetin publik.

Më të prekur janë meshkujt se sa femrat ndërsa protokollet e trajtimit janë përmirësuar ndjeshëm duke bërë që të ulet shumë edhe vdekshmëria nga kjo sëmundje. Tuberkulozi është një sëmundje mikrobike që transmetohet nga njerëzit e sëmurë përmes frymëmarrjes, kollitjes dhe teshtitjes.

Gazetare S. Mlloja

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›