E Martë, 3 Nëntor 2026

“Kemi festë, por mos i trego njeriu”, Akil Pano: Prindërit nuk flisnin për Zotin në diktaturë

Pastori Akil Pano foli për raportin e famljes së tij me besimin në Zot në kohën e komunizmit.

Në intervistën e tij për emisionin “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakaj, Akil Pano tha se babai dhe mamaja e tij nuk flisnin kurrë përgjatë periudhës komuniste për Zotin.

Ndërsa gjyshërit e tij flisnin gjithë kohës. Pano tha se në raste festash, siç janë Krishtlindjet, gjyshja bëntë një ëmbëlsirë të veçantë ose byrek me lek, dhe i thoshte Akilit “kemi festë por mos i trego njeriu”.

Akil Pano: Babai dhe mamaja ime nuk i kam dëgjuar ndonjëherë përgjatë periudhës komuniste të flisnin për Zotin. Por gjyshi dhe gjyshja ime gjithë kohës. Kur vinte Krishtlindja gjithmonë kishte një ëmbëlsirë të veçantë, ose bëhej nje byrek dhe zakonisht fshihej brenda në byrek një pesë lekësh. Vinin nipërit dhe mbesat e tjera…dhe gjithmonë mua më binte copa me lekun,unë më vonë e mora vesh që nëna e dinte se ku e kishte fshehur…ishte një lloj diskriminimi pozitiv për mua…në ditët e festave nëna më thoshte shht kemi festë sot, por mos ia trego njeru jashtë./vizionplus.tv/ 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›