E Enjte, 5 Nëntor 2026

“31 minuta”, “Dekriminalizimi”

“31 minuta”, “Dekriminalizimi”

  Sërish në prag të zgjedhjeve dhe nën tik takun e dorëzimit të listave për deputetë, ndërkombëtarët iu bënë thirrje të përsëritur subjekteve politike të mbajnë larg parlamentit kandidatë me të shkuar jo të pastër. Çfarë po ndodh me partitë dhe listat që dorëzohen në KQZ në mesnatën e të hënës? Ndiqni 31 Minuta. Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe #ACQJ, me mbështetjen e U.S. Embassy-Tirana.

Sërisht në prag të zgjedhjeve dhe nën tik takun e dorëzimit të listave për deputetë, ndërkombëtarët iu  bënë thirrje të përsëritur subjekteve politike të mbajnë larg parlamentit  kandidatë me të shkuar jo të pastër. Ambasadori i Bashkimit Evropian shkroi në Twiter se udhëheqësit e partive kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar që listat e kandidatëve të përbëhen nga njerëz me integritetin më të lartë. Vendi meriton ligjvënës që do të mbështesin axhendën e reformave të BE për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Thelbësore është që qytetarët të vendosin në bazë të një oferte politike, shkroi Lugi Soreca. Në fakt ky mesazh u përsërit në twiter dhe nga ambasadori anglez Dunkan Norman që theksoi se partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët shqiptarë të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar dhe korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejtë me ata që janë. 
Siparin e këtij shqetësimi  permanent e hapi ambasada amerikane e cila zhveshi dorezat e diplomacisë duke i referuar një emri konkret. 
Duke bashkelidhur vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për deputetin Tom Doshi shpallur “I padëshiruar” më 16 prill 2018 , ambasadorja amerikane Yuri Kim shkroi në twiter. “Në një kohë kur autoritet shqiptare po përgatiten për zgjedhjet, është me rëndësi të risjell në vëmendje këtë shënim që është bërë nga Sekretari Amerikan i Shtetit pas kontrollit me kujdes të informacionit. Sigurisht që votuesit shqiptarë, meritojnë më mirë se sa kaq” theksoi Yuri Kim më 8  shkurt.
Në një apel të dytë ambasadorja shkruan: “Më lejoni tju jap fund spekulimeve. Kryeministri Edi Rama dhe unë kemi mirëkuptim të qartë se cfarë do të thotë ky vendim. Në fakt , kryeministri më kujtoi se ai e ka përjashtuar personalisht  këtë person nga PS. Ai theksoi se ky person s’mund të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon”
Tom Doshi hyri në politikë përmes Partisë Socialiste ku përfaqësoi votuesit e Shkodrës nga viti 2005, për dy mandate me radhë. Në të tretin u shfaq si përfaqësues i Partisë Social – Demokrate. Në vitin 2016 edhe Tom Doshi plotësoi këtë formular. Aty ai shkruan se  në vitin 1990 është dënuar nga gjykata me një vit heqje lirie për sjellje të padenjë. Ndërkohë në vitin 2015 Tom Doshi u arrestua për tre vepra penale, ku asnjëra prej tyre nuk përfshihej  në ligjin e dekriminalizmit dhe konkretisht në nenin 2 që ndalon të drejtën për të kandiduar dhe për tu zgjedhur në një funksion të lartë publik. 
Mirëpo në prillin e 2018, deputetit Tom Doshit  iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si person “non grata”, për përfshirje në korrupsion domethënës. Një vendimin që u njoftua publikisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit  krejt ndryshe nga qëndrime të mëparshme kur disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri iu ndalua hyrja dhe iu revokua viza, por pa i publikuar emrat dhe shkaqet . 
Vendimarrja e sekretarit amerikan të shtetit  dhe publikimi i të dhënave ndodhi, ndonëse Tom Doshi nuk kishte aplikuar për vizë. Vendimi nuk përmbante prova konkrete ndaj tij.
Në këtë shpallje të presidentit Xhorxh Bush të njohur si proklamata presidenciale 7750  e vitit 2004  shpjegohet ndalesa për  të hyrë në Shtetet e BAshkuara të Amerikës  për zyrtarët publikë dhe ish zyrtarët që me korrupsionin e tyre kanë prekur seriozisht interesat e SHBA-së.  
Por a mjafton vetëm kaq që një qytetari në Shqipëri t’i hiqet e drejta për kandididim sepse lind një pretendim që ai është subjekt i ligjit për dekriminalzimin?
Aurela Anastasi, konsuticionaliste tha se vendime të tilla të vendeve me demokraci të lartë duhen marrë seriozisht.
Pa kaluar shumë kohë, çështja e Tom Doshit futi në debat gjyqësor edhe drejtësinë  australiane, kur në qershor 2015 ministri i brendshëm i australisë i anulloi vizën bazuar në informacione konfidenciale , me argumentin se nuk e kaloi testin e karakterit. Vendim ishte dhënë 3 vjet përpara se SHBA t’i ndalonte atij hyrjen , dhe në 2019 ministri australian nuk e revokoi refuzimin e vizës. Kjo  u bë shkak që palët të shikohen në gjykatë,  e cila në përfundim refuzoi tre nga qëndrimet e palës ankuese dhe pranoi njërën prej tyre sepse sipas gjykatës duket se ministri mund të mos ketë patur një mendim të pavarur dhe ndaj i kërkoi atij që të tregonte se veproi në mënyrë të pavarur. Deri më tani ministria që I refuzoi vizën nuk ka reaguar dhe nuk ka marrë asnjë vendim.
Për avokatin e Tom Doshit, zoti Vladimir Meçe vendimi i Gjykatës së Lartë ka refuzuar atë të ministrit të emigracionit për revokimin e vizës, duke ia lënë barrën e provës këtij të fundit. 
Afrim Krasniqi nga ana e tij thotë se kjo është më shumë çështje morale.
Por përpara se të shkohej tek Tom Doshi, në një njoftim të bërë public nga sekretari i shtetit Rex Tillerson, në 14 shkurt 2018 , ShBA njoftoi futjen në listën e zezë të amerikanëve të Adriatik Llallës, ish prokuror i përgjithshëm deri në fund të 2017. Edhe atij ju ndalua hyrja me argumentin e  përfshirjes në korrupsion madhor. Korrupsioni ishte shkak që i njëjti vendim të njoftohej dy muaj më vonë ndaj Tom Doshit. Të njëjtën masë ndaluese dhe të shpallur non grata janë edhe Vangjush Dako, ish kryebashkiak i Durrësit dhe Ymer Lala.
Kjo qasje kaq e  drejpërdrejtë e  ambasadës amerikane me emra konkret në lista emwrore të deputetëve është apeluar dhe më herët .
Pesë vite më parë gjatë një interviste për VOA edhe ambasadori i asaj kohe  ambasadori Donald Lu e la mënjanë diplomacinë për të qenë sa me i kuptueshëm mbi largimin e problematikëve. “Udhëheqësit e partive duhet të bëjnë gjithashtu më shumë për të larguar politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale nga radhët e tyre dhe të mos i vendosin fare emrat e tyre në fletën e votimit. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit ishte një hap i parë i rëndësishëm, por tani është po kaq i rëndësishëm zbatimi i plotë i tij” tha ai.
Kjo deklartë e ish ambasadorit u bë kur kishte pak kohë që një ligj i quajtur i dekriminializimit  kishte nisur të funksiononte. Ligji ndalon kandidimin dhe për tu zgjedhur deputet në kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar bashkiakë dhe nuk mund të marrin funksione të larta personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë brenda  apo jashtë vendit për 75 krime që nisin nga shperdorimi I detyres deri tek organizata kriminale. Por dekriminalizimi ndalon të gjithë ata që janë dëbuar nga një shtet  dhe ata që janë dënuar me vendim përfundimtar ose jo përfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar i BE, SHBA , Kanadasë dhe Australisë.
Përpara miratimit të ligjit të dekriminalizimit politika e filloi me përplasjet në foltore, duke akuzuar emra të përvetshëm me probleme me krimin në të kaluarën. Por incidenti i rrahjes nëkuvend bindi se dekriminalizimi duhej kthyer në çelës  të jetës politike. Ky moment dhune  gjatë 2014 në parlament nga personazhe te politikës të diskutueshëm për të kaluarën e tyre, siç ishte në këtë episod Armando Prenga, qe pika që mbushi kupën ndonese me herët po politika kishte heshtur teksa nga zgjedhjet lokale njerëzit me të kaluar të erret dhe jo vetëm po ngjiteshin lehtësisht në foltoren e kuvendit. Ne 2015 palët do të bindeshin dhe pas marrëveshjes politike  kartonat do të miratonin në consensus të plotë të ashtuquajturin ligji i dekriminalizimit. 
Parlamentarëme të kaluar kriminale, por që e fshehën të kaluarën kriminale ose që nuk kishin plotësuar siç duhet formularin e vetdeklarimit u nxoren nga politika. Mes tyre dhe gjyqtarë që kishin prekur kupolën e drejtësisë sikurse Admir Thanza, ish gjyqtar kushtetues dhe u lartë që rezultoi i dënuar për vjedhje në Itali. Politika u pastrua nga të tjerë emra , si deputeti Shkëlqim Selami që fshehu arrestimin në itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, Dashamir Tahiri nuk tregoi dënimin në Itali për drejtim mjeti dhe falsifikm dokumentash Armando Prenga la mandatin pasi nuk kishte deklaruar problemet me ligjin në Itali dhe një dnëim nga gjykata e Kurbinit apo Arben Noka që për këtë shkak braktisi  mandatin e marrë në zgjedhjet e 2013. Emra të tjerë u prekën dhe ranë nga ligji i dekriminalizimit si Vladimir Kosta, Gledion Rahovica, Aqif Rakipi. Mark Frroku u dorëhoq teksa gjendej nën hetim për skandalin e atentatit të supozuar ndërsa ishte nën hetim me deputetin Tom Doshi.
Po si ka mundësi që ende pak kaq kohësh edhe pse ka një ligj dhe  ka një qasje poltike për të mos lejuar të depërtojnë në parlement individë më profil jo të pastër, sërisht në prag zgjedhjesh  problematikët kthehen në kryefjalë?
Nga ana e tyre përfaqësuesit e tre partive kryesore këmbëngulin se asnjëra prej tyre s’ka probleme me kandidatët që do të garojnë për zgjedhjet e 2021. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›