Kryemadhi: Koha të krijojmë hapësira dhe mundësi të reja qytetarëve!

Në një takim me banorët e njësisë 1 në Tiranë Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se shqiptarët i ndjejnë pasojat e keqqeverisjes socialiste, ndaj sipas saj të gjithë qytetarat duhet t’u drejtohen kutive të votimit në 25 prill që të krijojmë hapësira dhe mundësi të reja qytetarëve. “Mendojmë që ka ardhur koha që të krijojmë hapësira dhe mundësi njerëzve për tu shprehur, për të qenë vetvetja dhe për të diskutuar për problematikat që ata kanë. Ne na ndajnë vetëm 51 ditë nga 25 prilli, ku ne do ti kërkojmë njerëzve të drejtohen drejt kutive të votimit. Ajo që ne shikojmë, revoltën njerëzore dhe qytetare është goxha e madhe, sepse janë ata që sot po paguajnë më shumë taksa. Shumica e shqiptarëve e ndiejnë peshën e dhunës ekonomike, të varfërisë që ia ka prekur ata. Ndaj, angazhimi i profesionistëve të rinj që kanë energjinë, pozitivitetin dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri, sepse një pjesë e mirë e programit tonë fokusohet pikërisht te familjet e reja. Për ne është shumë e rëndësishme që familjet e reja jo vetëm të konsolidohen, por edhe të rriten këtu në Shqipëri dhe një nga prioritetet kryesore për ne është ndalimi i shpopullimit dhe t’ju ndalojmë ju që të mos ikni nga vendi dhe për këtë ne duhet të krijojmë ambientin e duhur për shkollimin, për shërbimin shëndetësor për fëmijët e porsalindur.” u shpreh zonja Kryemadhi.