31 të vrarë nga rrëzimi i avionit në Sudan
31 vetë kanë humbur jetën nga përplasja e një aeroplani me një delegacion zyrtar nga Kordofanit Jugor, raportojnë burime zyrtare në Sudan.
Zëdhënësi i Autoritetet të Aviacionit të Sudanit, Abdelhafiz Abdelrahim, tha se delegacioni ishte nisur për kremtimin e festës myslimane të Bajramit.
Mediat raportojnë se në mesin e atyre që kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit ishte edhe ministri i Sudanit për fenë, Ghazi al-Sadiq Abdel Rahim.
Sipas të dhëna paraprake thuhet se aeroplani ishte rrëzuar në një mal, ndërsa përpiqej të bënte ulje emergjente në mot të keq.
19 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
31 të vrarë nga rrëzimi i avionit në Sudan burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip