Japoni, rikthehet ‘Esherishia Koli’, 7 të vdekur

Në Japoni është rikthyer bakteri Esherishia Koli. 7 persona kanë vdekur në një rajon, në veri të Japonisë, pasi kishin konsumuar perime turshi të kontaminuara me këtë bakter.
Sipas të dhënave në media, të paktën 103 persona të tjerë janë shtruar në spitale me të njëjtin helmim. Ky është helmimi më i rëndë në 10 vitet e fundit në arkipelagun japonez, njoftojnë autoritetet e ministrisë së Shëndetësisë.
Ato kanë marrë masa për heqjen nga qarkullimi i tregut të turshive, deri në hetimin e plotë të rastit. Viktimat e sotme, janë kryesisht gra, ndërkohë mes tyre, edhe një vajzë 4 vjeçare.