E Diel, 1 Nëntor 2026

31 vite nga masakra e Srebrenicës, Bosnja përkujton viktimat e gjenocidit

Bosnja dhe Hercegovina përkujtoi sot 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, një nga krimet më të rënda të luftës në Europën pas Luftës së Dytë Botërore.

Në Qendrën Memoriale të Potoçarit u mblodhën mijëra qytetarë, familjarë të viktimave dhe delegacione nga vende të ndryshme për të nderuar kujtimin e mbi 8 mijë boshnjakëve të vrarë në korrikun e vitit 1995.

Gjatë ceremonisë u varrosën edhe mbetjet mortore të dhjetë viktimave të identifikuara në varrezat masive Presidenti i Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, deklaroi se gjenocidi ishte një krim i planifikuar dhe kërkoi që e vërteta historike të ruhet për brezat e ardhshëm. 

Gjykatat ndërkombëtare e kanë cilësuar masakrën e Srebrenicës si gjenocid dhe kanë dënuar disa nga drejtuesit politikë e ushtarakë përgjegjës për krimet. Deri tani në Qendrën Memoriale të Potoçarit janë varrosur mijëra viktima, ndërsa mbi një mijë persona nga Srebrenica dhe zonat përreth vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.

Tridhjetë e një vite më pas, Srebrenica mbetet një simbol i dhimbjes, por edhe një thirrje për kujtesë, drejtësi dhe mos përsëritjen e krimeve të tilla

/rtsh.a/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›