32-vjeçari: Gruaja më futi thikën kur po pinim dopio raki
FIER- Varfëria e skajshme prish ekuilibrat në familjen shqiptare, duke shtuar në mënyrë marramendëse krimin në familje. Pas vrasjeve seri të grave nga burrat, të shënuara ditët e fundit në kryeqytet dhe në rrethe të tjera të vendit, një tjetër krim në familje u shënua dje në fshatin Vajkan të Fierit. Një 23-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka plagosur rëndë me thikë bashkëshortin e saj 32-vjeçar. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit bëjnë me dije se ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në një nga lokalet përgjatë aksit të autostradës Fier-Lushnjë. Mësohet se pas debateve të ashpra për problemet ekonomike, Arlinda Asllani ka goditur bashkëshortin e saj me thikë. Menjëherë pas ngjarjes, efektivët blu kanë vënë në pranga autoren e krimit, e cila akuzohet për "Vrasje me dashje të mbetur në tentativë" dhe për "Mbajtje të armëve të ftohta pa leje".
NGJARJA
Rreth orës 07:30 të mëngjesit të djeshëm, bashkëshortët Besmir dhe Arlinda Asllani nga fshati Vajkan janë nisur nga banesa e tyre për të shkuar në qytetin e Fierit. Gjatë rrugës, ata kanë ndaluar për të pirë kafe në një lokal në anë të autostradës Fier-Lushnjë. Sapo janë ulur në tavolinë, 32-vjeçari ka porositur një dopio raki. Të njëjtën porosi ka bërë dhe gruaja e tij 23-vjeçare. I befasuar nga porosia, Besmiri i thotë gruas: "Edhe ti do të pish raki?" Ndërkohë, kjo e fundit i ka thënë se nuk kishte asgjë të keqe, përderisa dhe ai po pinte raki për qejfin e vet. Kaq është dashur që burrë e grua të nisin e të debatojnë me njëri-tjetrin për problemet ekonomike në familje. Në sherr e sipër dhe nën efektet e pijes, Arlinda Asllani ka nxjerrë thikën që mbante me vete në çantë dhe ka goditur bashkëshortin e saj. Për pasojë ky i fundit është plagosur rëndë, ndaj menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Bluzat e bardha të këtij spitali pohojnë se 32- vjeçari ka shpëtuar për pak, pasi rrezikonte dëmtimin e rëndë të veshkës.
ARRESTIMI
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka vënë në pranga 23-vjeçaren. Burimet e mësipërme sqarojnë se çifti Asllani kishin dy vajza; përkatësisht 7 vjeç dhe 5-muajshe. Burime pranë grupit hetimor sqarojnë se vajza e madhe e çiftit është në Greqi tek prindërit e Arlindës për të kaluar pushimet e verës. Ndërkohë, banorë të zonës shprehen se bashkëshortët Asllani grindeshin vazhdimisht për shkak të gjendjes ekonomike në familje. I kontaktuar nga Gazeta, Besmir Asllani deklaroi se nuk mbante mend se si dhe përse e goditi me thikë gruaja e tij.
Si ndodhi ngjarja?
Nuk mbaj mend asgjë, se isha i dehur. E dehur ishte dhe gruaja ime (qesh). Mbaj mend që dolëm nga shtëpia e do shkonim në Fier. Ndaluam në një lokal për kafe. Unë mora një dopio raki, të njëjtën gjë porositi edhe gruaja. U habita dhe i thashë: Edhe ti do pish raki? Ajo më tha: Ti të pish dhe unë jo?
Debatuat për ndonjë gjë që bashkëshortja jote të goditi me thikë?
Di vetëm që po pinim raki. Ajo pinte dhe qeshte. Unë i thashë se, 'pse qesh si budallaqe', ndërkohë ajo nxori thikën nga çanta e më qëlloi një herë pas shpine.
Si jeni tani dhe çfarë të thanë mjekët?
Jam mirë. Në momentin që ime shoqe më goditi, nuk ndjeva gjë. Mjekët më thanë që kam shpëtuar mirë, pasi thika s'më ka prekur veshkën.