E Martë, 3 Nëntor 2026

33-vjetori i PD-së në Lezhë, Basha: 2024-a, vit përcaktues për shqiptarët

Për Lulzim Bashën, kryetar i Partisë Demokratike ky vit i sapo nisur është përcaktues për t’i rikthyer siç tha ai, pushtetin politik qytetarëve e konkurrencën në ekonomi.

“3% e shqiptareve kontrollojnë qarkullimin e parasë formale dhe informale dhe ky përqendrim ekonomik është pjellë e përqendrimit politik. Roli ynë nuk është thjesht të konstatojmë këtë krizë të shumëfishtë por të hapim rrugën për zgjidhjen që presin shqiptarët. 2024-a është për t’i hapur rrugë për t’i rikthyer pushtetin politik qytetarëve, konkurrencën ekonomike”, u shpreh Basha

Basha i bëri këto deklarata në 33-vjetorin e themelimit të degës së partisë Demokatike në qytetin e Lezhës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›