E Martë, 3 Nëntor 2026

33-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në OSBE, Hasani: Roli jonë mbetet thelbësor mes sfidave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka kujtuar 33-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSBE), tashmë OSBE.

Në një postim në rrjetin social “X”, Hasani shkroi se roli i Shqipërisë mbetet thelbësor dhe përkushtimi ynë i palëkundur.

“Duke festuar sot 33 vjetorin që Shqipëria u bë anëtare e Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, tani OSBE. Mes sfidave të vjetra dhe të reja, roli i Shqipërisë mbetet thelbësor dhe përkushtimi ynë i palëkundur”, shkruan Hasani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›