33-vjetori i themelimit të PD-së, Berisha: Lidershipi i PD-së u kthye në udhëheqje pazaresh

Në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se kjo forcë politike u shndërrua në një parti pazaresh.
Sipas Berishës, fakti që Shqipëria ndodhet në këtë gjendje është për shkak të shndërrimit të Partisë Demokratike në një forcë politike “pazaresh të turpshme”.
“Nuk dua të ndalem, por drama që përjeton sot Shqipëria i ka rrënjët pikërisht nga shndërrimi i udhëheqjes së PD nga një udhëheqje e guximshme dhe idealiste në një udhëheqje pazaresh të turpshme. Pazaresh amorale. Dhe ajo po e çonte këtë forcë të mrekullueshme politike de facto drejt shuarjes së saj morale. Drejt transfigurimit të saj në një forcë që nuk duhej të ekzistonte. Ajo nuk mbrojti interesat e popullit opozitar, por nuk mbrojti interesin kombëtar”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se demokratët e kanë mbështetur dhe e mbështesin për shkak të figurës së Sal;i Berishës.
“Sot bisedoja me një bashkëpunëtor timin dhe më thotë se nuk e kuptoj, këta që takoj unë, demokratët na thonë se ne e mbështesnim Lulzim Bashën për shkak të Doktorit. I them unë se kjo është absolutisht e vërtetë dhe të gjithë ata që thonë këtë, thonë të vërtetën”, theksoi më tej Berisha.
/rtsh.al/