345 milionë për partitë, KQZ ndan lekët për 11 subjekte politike

Mbi 345 milionë lekë do të jetë fondi vjetor për partitë politike shqiptare për vitin 2022. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot të shpërndajë fondet vjetore që u takojnë partive politike. Fondi u nda mes 11 partish, ndërsa Partia Socialiste, si partia me përfaqësimin më të lartë në Parlament merr pjesën më të madhe të fondeve, 151 milionë e 494 mijë e 783 lekë. Ajo ndiqet nga PD e LSI. Fondi total për 11 partitë politike, për vitin 2022, është 345 milionë e 600 mijë lekë.