E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kushtetuesja rrëzon Metën: S’ka përjashtim të gjyqtarëve!

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta, për përjashtimin nga procesi i anëtarëve të kësaj gjykate me pretendimin se janë të njëanshëm. 

Gjykata Kushtetuese ka sjellë argumentet e saj për secilin anëtar të trupës gjykuese. 

Vendimi për rrëzimin e kërkesave paraprake të presidentit është marrë unanimisht. 

Pasi kryetarja e kësaj gjykate i ka dhënë fjalën relatorit Përparim Kalo, por ky i fundit është ndërprerë nga këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj.

Përfaqësuesit e Metës po bëjnë kërkesë të re paraprake që lidhet me përfaqësuesin e Kuvendit në seancë.

Dervishaj tha se “Legjislatura e Kuvendit ka mbaruar në shtator 2021 dhe ka filluar legjislatura e re. 

Presidenti e konsideron jolegjitime praninë e përfaqësuesve të Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›