E Hënë, 2 Nëntor 2026

35 vite burg se organizoi vrasjen! Pretenca për Jemin Sherën, planifikoi ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia

Prokuroria e Posaçme kërkoi 35 vite burg për Jemin Sherën, që akuzohet se është organizator i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia në qendër të Tiranës, katër vite më parë.

Shera është ende në arrati, ndërsa hetimet zbuluan se ai formoi grupin e personave që e ndoqën për gjashtë muaj radhazi biznesmenin, derisa e qëlluan me armë.

Hetuesit dyshojnë se Jemin Shera është paguar nga një tjetër person për të realizuar këtë krim të rëndë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›