E Hënë, 2 Nëntor 2026

35-vjeçari godet me thikë vëllanë në Elbasan

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka goditur vëllanë e tij me thikë për motive të dobëta.

Në pranga ra shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), në dorë, vëllanë e tij, shtetasin A. A., 46 vjeç, për motive të dobëta.

I dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe disa fishekë arme gjahu./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›