350 gjakovarë i bashkohen PDK-së
Duke folur për proceset aktuale dhe sfidat e PDK-së ,veprimtari i çështjes kombëtare dhe anëtari i ri i Partisë Demokratike, Kadri Veseli u ka premtuar të rinjëve dhe intelektualëve gjakovarë mbështetje të parezervë në kuadër të strukturave të partisë dhe në institucionet vendore, transmeton RTK.
“Gjakova i duhet Kosovës. Në do të bëjmë shumë punë për të mirën e Gjakovës. Anëtarët e rinj që janë bashkuar sot do të mundohen të punojnë më shumë për vendin e tyre”, ka thënë Veseli
Ndërkaq, ministri Enver Hoxhaj, ka thënë se do të punojnë për zhvillimin e Gjakovës.
“PDK e ndjen dhe e vlerëson kontributin e Gjakovës. Pa dyshim se ne do të punojmë shumë për ta zhvilluar Gjakovën” ka thënë Hoxhaj
Me këtë rast Adem Grabovci Shefi i Grupit parlamementar të PDK-së dhe anëtar i Kryesisë ka ndarë 350 libreza për anëtarët e rinj të kësaj partie.