E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

3600 aplikime në qarkun Shkodër, fermeri Zef Pashuku menaxhon 8 hektarë vreshta dhe ullishte

Fermeri nga Vau i Dejës Zef Pashuku i cili prej 25 vitesh menaxhon sipërfaqe të mëdha vreshtarish, këtë vit pasi aplikoi për skemën e naftës pa akcizë, e përfitoi si shërbim. Aktualisht në qarkun e Shkodrës kanë aplikuar për të përfituar naftë pa akcizë 3600 fermerë, nga 2800 që kanë aplikuar vitin e shkuar. E nisi 25 vite më parë, e sot menaxhon së bashku me familjen 5 hektarë vreshta e 3 hektarë ullishte!

Zef Pashuku nga fshati Hajmel i bashkisë Vau Dejës, për të tretin vit radhazi ka aplikuar për të përfituar naftën pa akcizë. Mesatarisht në një vit ai kultivon rreth 500 kuintal rrush dhe 300 kuintal ullinj, ku pjesa më e madhe e ullinjve shkon për vaj.

Zefi thotë se vitet e fundit tregu ka qenë i vështirë! Ndaj, ai apelon drejt institucioneve që të ndërmarrin politika në favor të fermerëve dhe zhvillimit bujqësor.

Aplikimet në skemat e subvensioneve kanë përfunduar 2 ditë më parë!

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›