E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Besëlidhja, titulli kampion sa pranë

Besëlidhja – Tirana është finalja për titull kampion në basketboll për meshkuj, që nis më 18 prill. Nga një skuadër debutuese dy vite më parë, Besëlidhja tanimë është një pretende serioze për titull kampion. Këtë nënvizon në intervistën e tij për RTSH Sport, ndihmëstrajneri i Besëlidhjes, Kliton Pasha.

“Fillimin e sezonit ne e nisëm si debutues. Ne kishim objektiva që të ishim në Top katërshen e parë pasi do të ishte një mundësi për ne për të luajtur në Play-off dhe për të luajtur në Ligën Unike.  Ndeshjet i morëm një e nga një dhe e pamë veten në vendin e parë”, tregon Pasha.

Besëlidhja është një skuadër e konsoliduar tashmë dhe kjo falë punës së trajnerit Bilali, stafit të tij, por dhe sportistëve në fushën e lojës.

“Kemi një grup sportistësh shumë profesionistë. Kemi një skuadër shumë kompakte dhe të bashkuar. Shpresojmë t’ia dalim mbanë dhe këto pesë ndeshje finale të jemi ne triumfatorë”, thotë Pasha.

Për numri dy të pankinës lezhjane, titulli kampion është më pranë se kurrë për Besëlidhjen, që do të jetë një arritje historike, e cila krijon më pas mundësitë për të luajtur në Kupat e Europës.

“Duke qenë kampione e Shqipërisë ka privilegje të tjera, që janë historike. Ke mundësi të marrësh pjesë në Kupat e Europës, megjithëse nuk e di se sa janë mundësitë e sponsorëve, apo nga Bashkia vitin që vjen. Por e kemi mundësinë të shkojmë dhe në Europë”, nënvizon Pasha.       

Dhe Besëlidhja pritet të ketë dhe mbështetjen maksimale të tifozëve si një ngjarje e madhe për të gjithë Lezhën sportive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›