E Hënë, 2 Nëntor 2026

38 projekte kanë fituar statusin e investitorit strategjik në turizëm

Nga 55 projekte që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik, 38 prej tyre janë sektorin e turizmit.

Biznese të fushës thonë se ky interes kaq i madh lidhet me zhvillimin e vrullshëm që po njeh industria turistike në vend. E megjithatë, për bizneset turistike ende nuk është koha për të bërë një analizë të përfitime të sektorit, nga projekte të tilla.

 “Jemi ende herët për të folur për efektin e këtyre projekteve në praktikë. Jemi në fazën që projekte të tilla kanë marrë statusin dhe janë në fazë të zhvillimi. Duhet të presim derisa ato të përfundojnë dhe të flasim për impaktin që po japin në industri. Por në çdo rast këto janë investime që tregu dhe vendi ynë i ka të nevojshme, ndaj nuk gjej arsye pse të mos vijojmë më tej  në këtë  fryme, duke miratuar projekte serioze që sjellin zhvillim”, tha Arben Çipa shoqata e operatorëve turistik të Sarandës

Sipas Çipës ka shembuj pozitiv siç është brendi “Melia” në Durrës, në gjirin e Lalzit që ka funksionuar.

Shembuj të tillë duhen  ndjekur për të rritur shërbimin dhe për të nxitur turizmin elitar, për të cilin Shqipëria ka nevojë.  /vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›