E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spaho: Investimet strategjike si hidrocentralet e “Berishës”

Ekspertë të ekonomisë janë të mendimit se investimet strategjike të miratuara në 10 vitet e fundit shoqërohen me pikëpyetje, lidhur me efektivitetin e tyre.

Mateo Spaho ekspert i ekonomisë, gjatë një interviste në emisionin E-ZONE tha se qasje të tilla ofron nga çdo qeveri, por ato duhet të jenë të mirëmenduara dhe jo projekte pa analiza të mirëfillta të përfitimeve shtetërore.

“Ligji i Investimeve Strategjike më ngjan me qasjen  e qeverisë Berisha 2. Në atë kohë qeveria miratoi mbi 400 kontrata konçesionare në fushën e energjisë për ndërtim hidrocentralesh. Por vitet më pas tregun se më pakse 100 prej tyre arritën të konkretizohen. Pse? Sepse këto kontrata i përfituan individë që nuk kishin mundësi financiare ose nuk kishin plane serioze zhvillimi. Njësoj më duket situata me ligjin e investitorit strategjik”, sqaroi Spaho

Spaho vijon më tej kur thotë se ky ligj në të vërtetë po mban peng investimet e huaja dhe nuk po i nxit ato.

“Po të shohim se kush po e fiton statusin investitorit strategjik kuptojmë që bizneset vendase janë të favorizuara, pra në thelb ky ligj i jep përparësi biznesit vendas dhe jo atij të huaj. Në shumë raste të huajt janë si mburojë për të përfituar nga lehtësitë fiskale ligjore”, shtoi ai.

Kush përfiton statusin e investitorit strategjik përfiton edhe lehtësi fiskale. Ndërkohë mijëra metra katrorë pronë publike janë dhënë me tarifën simbolike 1 euro për investime të tilla, që minimalisht nisin me një vlerë 1 milion euro.  /vizonplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›