E Enjte, 5 Nëntor 2026

4 deputetë në shërbimin sekret rus, SHBA u vendos sanksione

Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj 4 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë ukrainas të akuzuar për përfshirje në aktivitete të drejtuara nga Moska për të destabilizuar Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara shënjestruan dy anëtarë të parlamentit ukrainas, Taras Kozak dhe Oleh Voloshyn, si dhe ish-zyrtarët Volodymyr Oliynyk dhe Vladimir Sivkovich, thuhet në një deklaratë zyrtare të Departamentit të Thesarit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës sqarojnë se personat e sanksionuar veprojnë në shërbim të sigurisë ruse FSB dhe kanë luajtur rol në fushatën e Rusisë për të destabilizuar vendet sovrane, me të vetmin qëllim mbështetjen e Kremlinit.

Shërbimet e inteligjencës ruse, përfshirë FSB-në, sipas dokumentit po rekrutojnë zyrtarë ukrainas në pozicione kyçe për të fituar akses në informacione të ndjeshme që kërcënojnë sovranitetin e Ukrainës dhe më pas t’i përdorin këta zyrtarë ukrainas për të krijuar paqëndrueshmëri përpara një pushtimi të mundshëm’, sqaron më tej, Departamenti i Thesarit.

Dokumenti vijon me faktin se deputeti ukrainas kontrollon kanalet e lajmeve në Ukrainë dhe mbështeti planet e FSB-së për të denigruar anëtarët e lartë të rrethit të brendshëm të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe e akuzoi atë në mënyrë të rreme për keqmenaxhim, tha Thesari.

Veprimi i së enjtes ishte hapi i radhës kundër ndërhyrjes ruse, tha një zyrtar i dytë i lartë i administratës amerikane. “Ato vijnë si shtesë e një sërë sanksionesh që ne jemi të përgatitur të marrim me aleatët dhe partnerët për të imponuar kosto të rënda ndaj Rusisë dhe ekonomisë së saj nëse do të pushtonte më tej Ukrainën në të ardhmen”, tha zyrtari amerikan. Vendet perëndimore këmbëngulën të enjten se do të ishin të bashkuara për t’iu përgjigjur fuqishëm çdo sulmi rus ndaj Ukrainës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›