E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 premtimet e Ramës për 100 ditët e para të qeverisjes

rama konferencKryeministri i zgjedhur tashmë, Edi Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit bëri një numër të madh premtimesh. Për një pjesë të këtyre premtimeve Rama vendosi edhe afatin e realizimit. Kështu, Rama deklaroi se brenda 100 ditëve të para qeveria e tij do të anulonte ligjin e importit të mbetjeve, heqjen e taksës për biznesin e vogël, anaullimin e Llotarisë Kombëtare ndërsa për rikthimin e Policisë së Shtetit, Rama kërkoi më tepër kohë duke premtuar se do ta realizojë atë brenda 300 ditëve të para të qeverisë së tij.

Importi i mbetjeve

Një premtimet e para të Edi Ramës ishte ai i ligjit të importi të mbetjeve. Rama ka premtuar që në 100 ditët e para do ta ndalojë importin e plehrave. Shqipëria nuk do të importojë mbeturina për tu përpunuar. Kryebashkiakët socialistë kanë projektin për moslejimin e mëtejshëm të kodrave me plehra që digjen pranë qytetit. Po pse këto projekte mbeten në letër, kur nuk janë aq të kushtueshme sa të mos përballohen? Për sa kohë nuk kemi një përgjigje për ata që duhet të japin llogari për këtë kemi një përgjigje tonën: siç ka një mafia për drogën, ka edhe një mafia për plehrat. Ka një interes shumë të madh për të hapur dhe kontrolluar kanale të kontrollit dhe përpunimit të plehrave, ka deklaruar Rama, duke premtuar që do ta shfuqizojë këtë vendim.

Taksa e biznesit

Një tjetër premtim i Ramës për 100 ditë e para e ka qenë heqje taksës. Heqja e kësaj takse do të ndodhë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, ka premtuar Rama. Më tej ai pati thënë se PS do të përgjysmojë dhe tatimin e fitimit.

Luftë serioze kundër krimit

Lufta ndaj krimit dhe reformimi i policisë kanë qenë dy nga premtime kryesore të Ramës për 100 ditët e para. Do të merremi shumë seriozisht me të gjitha aspektet e policisë së shtetit. Do reformojmë kuadrin ligjor, për të përcaktuar qartë pozicionet, ka deklaruar ai. Rama ka premtuar luftë solemne ndaj kriminalitetit. Është dhe fukarallëk, papunësi, por është mungesë e shtetit, Policisë së Shtetit. Janë vrarë 8000 vetë në konfliktet e pronës në vitet e tranzicionit. Ne kemi marrë zotim solemn, që në 300 ditët e para luftë madhore krimit dhe do vendosim Policinë e Shtetit në krye të detyrës. Kush prek një qytetar shqiptar ka prekur shtetin dhe do përballet me Policinë e Shtetit. Kush prek pronën e një familje dhe pronën publike njësoj, që është bërë shesh e kush mundet bën përshesh, premtoi Rama.

Llotaria Kombëtare

Pjesë e premtimeve të Ramës për 100 ditët e para të qeverisë socialiste ishte dhe ai i Llotarisë Kombëtare. Rama premtoi gjatë fushatës elektorale se brenda 100 ditëve të para  do të anulojë ligjin e miratuar nga qeveria për licensën e dhënë kompanisë austriake. Llotaria Kombëtare do ti kthehet shtetit dhe me përfitimet prej saj do financojmë sportin dhe politikat rinore për Rilindjen Shqiptare, ka premtuar Rama. Pas votëbesimit që mori në 23 qershor, mbetet për tu parë nëse kryeministri i zgjedhur do ti realizojë ato që ka dhënë apo ka qenë thjesht premtime elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›