Një në katër shqiptarë mbajnë armë pa leje, Policia e pavëmendshme
Alarmi se një në katër shqiptarë mban armë pa leje është dhënë nga vetë Policia e Shtetit sipas disa të dhënave që gazeta i ka disponuar nga burime konfidenciale. Rreziku dhe shtimi i vrasjeve e ngjarjeve kriminale duket se është evident ndërsa vetë Policia duket se është e pavëmendshme nga këtij fenomeni që shpesh ka sjellë tragjedi të mëdha në vend. Jo më shumë se një javë më parë, uniformat blu në disa akse rrugore shtuan kontrollet, duke marrë shkas nga vrasja e trefishtë në Vlorë, ky dy adoleshente për motive banale pse pala tjetër u kishte ngacmuar motrën e kushërirën, shkaktuan tragjedinë e trefishtë.
Kontrollet e dështuara
Sipas të dhënave nga burimet e Policisë ka qenë vetë kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, që ka urdhëruar vartësit e tij për kontrolle të rrepta të drejtuesve të automjeteve, kalimtarëve, e shpesh herë edhe kontrolle të befta në disa prej lokaleve të natës në kryeqytet e në thuajse të gjitha bizneset më shumë të frekuentuara në zonat bregdetare. Por edhe nga këto kontrolle surprizë duket se Policia nuk ka nxjerr gjë në dritë pasi shqiptarët duket se i fshehin armët e tyre, brenda në ambientet ku ata jetojnë me familjet e me fëmijët e tyre. Lidhur me këtë fenomen të frikshëm në shumicën e rasteve, vetëm kontrollet rastësore të Policisë së Shtetit kanë dëshmuar se sa të armatosur janë vërtet individët në Shqipëri.
Precedenti
Sipas një analize disa mujore por që ende nuk është publike nga Policia, kontrollet kur janë gjetur armë pa leje kanë qenë pasi kanë ndodhur një sërë vrasjesh të frikshme, si në ngjarjet më të fundit të këtyre dy muajve, kur rreth 10 gra janë masakruar nga burrat me armë. Në të gjitha këto raste armët kanë qenë pa leje dhe janë sekuestruar në momentin e ndodhjes së krimit. Pas ngjarjes së tmerrshme në Vlorë përpara një jave, Policia e Shtetit vuri në dispozicion disa masa që do të ndalonin të gjithë personat që dispononin armë pa leje. Por alarmi i Policisë duket se ishte fals, pasi kontrollet zgjatën vetëm disa ditë, ku brenda dy ditëve u ndaluan për armëmbajtje disa persona në mënyrë të rastësishme, të cilët duket se i mbanin armët sipas dëshmive për vetëmbrojtje. Por në rastet më flagrante, edhe pse këta persona shoqërohen në Polici duket se rastet e tyre nuk merren shumë parasysh nga Policia pasi jo vetëm që këto raste nuk ndiqen por shpesh herë të arrestuarit mjaftohen vetëm më një gjobë të lehtë nga Gjykata edhe pse ligji parashikon për të gjithë poseduesit e armëve pa leje, nga 1 deri në katër vjet heqje lirie.
Një deri në katër shqiptarë
Mbajnë armë pa leje, dhe shpesh herë me këto armë pos sherreve të mundshme në familje, për arsye të ndryshme shkaktojnë tragjedi të ndryshme, që nuk mund të parandalohen nga Policia.
5 gra të vrara me armë pa leje
Janë regjistruar në të dhënat e Policisë gjatë këtyre katër muajve. Viktimat në këto raste janë vrarë nga bashkëshortët e tyre më ramë pa leje, dhe Policia ka mundur të sekuestrojë armën e krimit vetëm pas evidentimit të vrasjes.