E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 premtimet kryesore e Edi Ramës për 100 ditët e para të qeverisë

Nga anulimi i ligjit për importin e plehrave, heqja e taksës deri tek anulimi i Llotarisë Kombëtare

306986_10151465573686523_962138261_nEdi Rama gjatë fushatës kanë dhënë një numër të madh premtimesh, por tre prej tyre janë dhënë për 100 ditëshin e parë të qeverisë. Një nga ato është importi i mbetjeve. Rama ka premtuar që në 100 ditët e para do ta ndalojë importin e plehrave. Shqipëria nuk do të importojë mbeturina për tu përpunuar. Kryebashkiakët socialistë kanë projektin për moslejimin e mëtejshëm të kodrave me plehra që digjen pranë qytetit. Po pse këto projekte mbeten në letër, kur nuk janë aq të kushtueshme sa të mos përballohen? Përsa kohë nuk kemi një përgjigje për ata që duhet të japin llogari për këtë kemi një përgjigje tonën: siç ka një mafia për drogën, ka edhe një mafia për plehrat. Ka një interes shumë të madh për të hapur dhe kontrolluar kanale të kontrollit dhe përpunimit të plehrave, pati deklaruar Rama, duke premtuar që do ta shfuqizojë këtë vendim.

Taksa e biznesit
Një tjetër premtim i Ramës për 100 ditë e para e ka qenë heqje taksës. Heqja e kësaj takse do të ndodhë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, pati premtuar Rama. Më tej ai pati thënë se PS do të përgjysmojë dhe tatimin e fitimit.

Luftë serioze kundër krimit
Lufta ndaj krimit dhe reformimi i policisë kanë qënë dy nga premtime kryesore të Ramës për 100 ditët e para. Do të merremi shumë seriozisht me të gjitha aspektet e policisë së shtetit. Do reformojmë kuadrin ligjor, për të përcaktuar qartë pozicionet, ka deklaruar ai. Rama ka premtuar luftë solemne ndaj kriminalitetit. Është dhe fukarallëk, papunësi, por është mungesë e shtetit, Policisë së Shtetit. Janë vrarë 8000 vetë në konfliktet e pronës në vitet e tranzicionit. Ne kemi marrë zotim solemn, që në 300 ditët e para luftë madhore krimit dhe do vendosim Policinë e Shtetit në krye të detyrës. Kush prek një qytetar shqiptar ka prekur shtetin dhe do përballet me Policinë e Shtetit. Kush prek pronën e një familje dhe pronën publike njësoj, që është bërë shesh e kush mundet bën përshesh, premtoi Rama. Një tjetër premtim i Ramës për 100 ditëshin e parë ka qenë Llotaria Kombëtare. Llotaria Kombëtare do ti kthehet shtetit dhe me përfitimet prej saj do financojmë sportin dhe politikat rinore për Rilindjen Shqiptare, ka premtuar Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›