Rritet lehte numri i grave ne parlamentin e ardhshem te Shqiperise

Gratë në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë do të kenë një përfaqësim pak më të mirë, të paktën në numra. Ato pritet të shtohen me 3 prurje të reja, duke e çuar numrin e deputeteve në 25.
Në listat e kandidatëve ishin 80, por vetëm 25 do të jenë deputete. Ndonëse me një përmirësim të vogël në krahasim me legjislaturën e fundit, ku numëroheshin 22 gra, përfaqësimi i tyre në Parlamentin shqiptar vazhdon të mbetet i ulët për shkak të pozicionimit jo favorizues në lista nga kryetarët e partive.
Kështu, gratë në Parlamentin e ardhshëm do të jenë 3 më shumë se në 2009: 14 nga PS, 9 nga PD dhe 2 nga LSI.
Përqëndrimi më i madh është në Qarkun e Tiranës, ku numri mbetet 6, por ndryshojnë emrat. Ndër rilindaset, konfirmohet Vasilika Hysi të cilës i shtohen dy prurjet e reja: Lindita Nikolla e Milena Harito. Për herë të parë do ta ketë edhe lsi-stja Klajda Gjosha. Nga radhët e demokratëve, Jorida Tabaku do të duhet të mësojë nga eksperienca e Majlinda Bregut.
Vlora shkon nga 1 në 3. Socialistes Luiza Xhuvani I bashkohen kolegia e partisë Valentina Leskaj dhe demokratja Liljana Elmazi
Gratë e Shkodrës mbeten 3, por vetëm Jozefina Topalli rikonfirmohet. Bashkë me të do të jenë demokratja Voltana Ademi dhe socialistja Mimoza Hafizi, që I zënë vendin pd-isteve Arenca Trashani dhe Paulina Hoxha.
Në qarkun e Lezhës ikën e vetmja grua e legjislaturës së kaluar, Pavlina Hoti. Në vend të saj vijnë socialistja Mimi Kodheli, demokratja Albina Deda dhe nga LSI Monika Kryemadhi.
Në Korçë, qëndron Olta Xhaçka. Vjen Arta Dade dhe demokratja Eleina Qirici. Mimi Kodheli ka ndryshuar qark por mbetet deputete, ndërsa nuk konfirmohet Ledina Aliolli.
Fieri kishte vetëm Mesila Dodën, të cilës pas këtyre zgjedhjeve i bashkohen socialistet Eglantina Gjermeni që spostohet nga Tirana dhe Majlinda Bufi.
Elbasani nga 3 mbetet me 1 deputete, Evis Kushin e PS. Valentina Leskaj ka kaluar në Vlorë ndërsa Adriana Gjonaj e Shegush Ligori i kanë dhënë lamtumirën Parlamentit.
Durrësi konfirmon dyshen e mëparshme Klodiana Spahiu-Albana Vokshi, nga një për secilin krah. Ashtu sic bën edhe Berati me të vetmen grua të qarkut, Ermonela Felaj.
Dibra dhe Kukësi janë dy qarqet me ekskluzivitet burrash, ndërsa Gjirokastra ka mbetur vetëm me meshkuj kur i dorëzoi Korcës Arta Daden.