4 viktima nga te shtenat ne nje qender biznesi

Të shtënat në një qendër biznesi në St Louis, ditën e enjte, që lanë si pasojë 4 viktima, duket se ka qenë një akt vetvrasjeje, tha një zyrtar i policisë.
Pas rishikimit të provave, përfshi një video survejimi, oficerët përcaktuan se ka pasur një sherr në zyrën e një biznesi të kujdesit shëndetësor, tha kapteri Michael Sack për reporterët. Nuk është ende e qartë, nëse grindja “e shkurtër” ishte mbartur nga një ditë më parë, shtoi Sack. Viktimat ishin 2 gra dhe 2 burra, të përshkruar rreth të 40-ave apo 50-ave, njoftoi policia. Njëri prej burrave, me shumë mundësi një pronar, ishte agresori, sipas Sack. Të gjithë ata besohen të kenë qenë punonjës. Në vendngjarje u gjet edhe një armë dore gjysmë-automatike. Asnjë tjetër nuk është plagosur, sipas zyrtarëve. Të shtënat ndodhën në “Cherokee Place Business Incubator”, siç raporton filiali KTVI i CNN. Policia nuk ka mundur të gjejë ndonjë dëshmitar gjatë të shtënave. Pasi morën një telefonatë rreth mesditës (1:30 ora lokale), policia u gjend menjëherë në ndërtesën, ku gjenden disa biznese. / Top Channel