4-vjet Pavarësi, Bumçi e Krasniqi vizitojnë ekspozitën "Histori Pamore"
Ministri i Kulturës së Shqipërisë Aldo Bumçi dhe homologu i tij kosovar Memli Krasniqi, me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vizituan ekspozitën e familjes Bodujevci, e cila i mbijetoi masakrës serbe në Podujevë në vitin 1999. Saranda, Jehona dhe Fatosi, nëpërmjet katër instalacioneve të tyre, sjellin fotografi, filmime, dhe sende personale, ku nëpërmjet tyre ata janë përpjekur të rikujtojnë dramën e përjetuar kur ata ishin fëmijë.
E ndërsa ministi Memli Krasniqi, u shpreh se kjo ekspozitë ësthë homazh për të gjithë viktima e luftës. Ai është shprehur se ndihet i nderuar që ndodhet në Shqipëri me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës dhe se ekspozita e familjes Podujevci është më e veçantë nga çka ne jemi mësuar të shohim pasi flet për vuajtjen e gjithë popullit të Kosovës.
Ndërsa për sa i përket festimeve të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë të dy homologët deklaruan se do të organizojnë aktivitet të përbashkëta.
Ekspozita "Histori Pamore", vazhdon të qëndrojë e hapur në galerinë kombëtare të arteve, pas një muaji ajo pritet të çelet edhe në kryeqytetin serb Beograd.