Firmoset marrëveshja për strategjinë e shëndetit riprodhues

Firmoset marrëveshja e strategjisë së shëndetit riprodhues e cila lidhet me planifikimin familjar, shëndetin amtar, shëndetin e fëmijëve shëndetin e adoleshentëve e të rinjëve si dhe barazinë gjinore e dhunën me baze gjinore. Kjo sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka të bëjë me mbështetjen dhe fuqizimin e kujdesit shëndetësor parësor.
Mbështetje për këtë projekt ka dhënë “World vision” duke dhënë një shumë prej 200 mijë dollarësh. Drejtoresha e “World vision” shprehu keqardhjen për gjendjen e zonave të izoluara sidomos për nënat dhe fëmijët.
Sipas marrëveshjes , palët e përfshira në marrëveshje do të ndërmarrin një sërë veprimtarish për promocionin shëndetësor në 10 rrethe të vendit si në Shkodër, Peshkopi, Lezhë, Kurbin, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Korçë dhe Vlorë.