4 vjet nga hyrja në fuqi, qeveria vendos të zbatoj ligjin antiduhan!
Katër vjet më parë, qeveria shqiptare vendosi një ligj për ndalimin e duhanit në ambientet publike. Sipas ligjit, do të kishte gjoba dhe masata të tjera të ashpra, për ata që e shkelnin këtë ligj.
Por, për katër vjet me radhë ligji nuk u zbatua kurrë, pavarësisht hyrjes në fuqi. Dhe, ishin pikërisht institucionet shtetërore ato që e shkelën të parat këtë ligji.
Por, katër vjet më vonë, qeveria, me anë të Ministrisë së Shëndetësisë, ka vendosur më në fund që të ndërhyjë për zbatimin e këtij ligji.
Për këtë arsye, Ministria e shëndetësisë ka ringritur Task-Forcën për ligjin anti-duhan dhe deklaron se duke filluar nga 1 shtatori, do të ketë tolerance zero në zbatimin e ligjit.
Sipas ministrisë, Task-Forca e ngritur do të jetë kombëtare dhe do të zbatohen gjobat prej 50 mijë lekësh për të gjithë subjektet që shkelin ligjin.
Tashmë mbetet të shihet nëse ky ligj do të zbatohet me të vërtetë më në fund, apo është thjesht show i radhës.