E Diel, 1 Nëntor 2026

Të drejtat e gay-ve, orë të posaçme nëpër shkolla

Avokati i Popullit, Igli Totozani, i ka dërguar një letër ministrit të Arsimit , ku rekomandohet përfshirja në programe shkollore dhe kurrikula, të njohurive për komunitetin LGBT(lesbike, gei, biseksual, transeksual). Qëlllimi i këtij rekomandimi, sipas Totozanit, është arsimimi në një mjedis jo të dhunshëm.

Në letër citohet: Rekomandojmë përfshirjen në kurrikula dhe programe mësimore të njohurive dhe informacioneve për komunitetin LGBT, me qëllim arsimimim në një mjedis të sigurt , pa dhunë , fyerje , përjashtim social apo trajtim çnjerëzor lidhur me orientimin seksual , apo me identitetin gjinor.

Gjithashtu, rekomandojmë trajnimin e stafit akademik për moslejimin e çdo forme diskriminimi, duke siguruar mbrojtje dhe disiplinë në institucionet arsimore për shkak të përkatësisë së tyre seksuale.

Ndër të tjera në letër thuhet : Duke ditur se lesbiket , homoseksualët biseksualët dhe transeksualët kanë qenë në shekuj me rradhë dhe vazhdojnë të jenë akoma objekt homofobie, transfobie dhe formave të tjera të intolerancës  dhe diskriminimit për shkak të orientimit seksual , apo identitetit gjinor nevojiten masa specifike për të siguruar gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut për këtë kategori njerëzish. Këtu përfshihet edhe e drejta për arsimim pa diskriminim për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor“.

Në një intrvistë për GSH zv. ministria e arsimit Nora Malaj, e ngarkuar nga ministri Tafaj për t’u marrë me këtë praktikë ka pohuar se kjo kërkesë është marrë parasysh dhe do punohet për realizimin e orëve te hapura . Këto të fundit do të jenë orë debati dhe diskutimi, të cilat do lidhen me të drejtat e njeriut , ku do të futet edhe kjo kategori.

Sipas saj, “do të bëhet edhe trajnimi i mësuesve , sidomos në raport me sjelljen me fëmijën dhe me orientimet e drejta që u duhen bërë atyre, pasi tashmë kjo nuk duhet të quhet si një fenomen tabu, por është një e drejtë e individit“.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›